Shkodër, ekspozohen lodrat e para viteve ‘90
18/05/2017 - 15:02 Nga: Bepin Kolvataj

Muzeu Historik i Shkodrës ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shënuar ditën e Muzeve, duke hapur dyert për fëmijët dhe ekspozitën me tematikë “Edhe ne luanim dikur”.

Kthim pas në kohë, në fëmijërinë e hershme pikërisht të atyre viteve kur të vegjëlit luanin në oborret e shtëpive, apo rrugicat e lagjeve, e gjithçka gumëzhinte.

Ekspozita solli në vëmendjen e publikut disa prej objekteve me të cilat është luajtur përpara viteve 90-të, atëherë kur teknologjia ishte shfaqje e huaj.

Fatmir Juka:Qëllimi i ekspozitës ishte të shmangnim pak fëmijët nga varësia teknologjike dhe ti afrojmë tek bashkëveprimi dhe shoqërizimi me njëri-tjetrin, me breza më të mëdhenj ose me më të vegjël, kontakti me natyrën.”

Fëmijët ndjehen të emocionuar. Një pjesë e tyre as nuk i njohin lodrat me të cilat janë argëtuar prindërit e tyre kur kishin të njëjtën moshë me ta.

 Fëmijët: Kemi luajtur lojërat që nuk i kemi luajtur më parë.”

Edhe mësuesit janë përfshirë nga nostalgjia dhe emocionet që ka përcjellë ekspozita në muzeun “Oso Kuka”.

Mësuese: “Fëmijët po kënaqen, po shohin ato lojra që ne kemi zhvilluar në të kaluarën. U emocionova pasi pashë lojrat të cilat vetë i kam luajtur.”

Me këtë ekspozitë në ditën e Muzeve, duket se Shkodra ka përmbushur edhe një herë imazhin e një qyteti tërheqës të kulturës dhe traditës.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Itali, 33 vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në punë

Close