Pse “Arkapia”? Nga nesër emisioni i Elsa Demos në Ora News
18/03/2017 - 11:29

“Arkapia”. Nga nesër në ekranin e Ora News nis transmetimin emisioni më i ri kulturor i drejtuar nga gazetarja e njohur Elsa Demo.

Elsa Demo jep arsyen:  Shqipëria është një vend me një gjeografi e histori që ka përcaktuar dhe natyrën e kulturës së saj. Një vend mes lindjes dhe perëndimit. Kjo është arsyeja pse ne kemi zgjedhur emrin e emisionit tonë kulturor “Arkapia”, një emër i gërmuar në fjalorin e Gustav Mayerit.

Por është dhe arkapia e Migjenit, ajo derëz që lidh kopshtet e brendshme të lagjeve shkodrane. Ështe edhe dera e Lizës në botën e çudirave pas së cilës shfaqet një kopësht magjik por dhe anomalisht të qenieve njerëzore dhe botës politike.

Çdo të dielë në Ora News, ora 21:00

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close