Play Uk, festivali i filmit të ri britanik për katër ditë në ekranin “Agimi”
17/02/2017 - 13:19

Tirana  bëhet pjesë e rrjetit të pesë kryeqyteteve të rajonit ku shfaqen 10 premiera të kinemasë së re britanike më 16-19 shkurt.

Daniela Nuredini: Dany Boyl, Evan McGregor, Rooney Mara, sa për të përmendur disa prej yjeve të kinemasë së re britanike, mund t’i prekni në ekranin e Kinemasë Imperial Agimi në Tiranë.

Festivali i filmit Play Uk organizuar nga British Council, e bën Tiranën pjesë të rrjetit të pesë kryeqyteteve të rajonit ballkanik ku shfaqen në të njëjtën kohë 10 premiera. Mbrëmja e parë ishte për “T2″ komedia e zezë dramatike e regjisorit Danny Boyl, fitues i çmimit Oscar. Boyl i rikthehet pas 20 vjetësh sagës së lagjeve të Edingurgut.”

Fati i njerëzve të rinj të përfshirë në dhunë, krim, dashuri në filma si Una, “Të shtëna pa fund”. Rizbulimi i personazheve anonimë apo të zhytur në harresë në dokumentarët “Rrëfimi” dhe “Njeriu nga Mo’Wax” janë propozime të rralla për publikun që nuk mund t’i gjejë në axhendat e kinemave shqiptare. 

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Tahiri: Ekuilibrat e politikës së madhe çekuilibrojnë Shqipërinë

Close