Parku i Apolonisë, monumentet arkeologjike do realizohen në 3 D
13/08/2017 - 15:12

 Të gjitha gjetjet arkelogjike në Parkun e Apolonisë, rezultat i një punë disa vjeçare të ekspeditës franko-shqiptare shumë shpejt do të bëhen publike. Qëllimi është që të dhënat të bëhen të aksesueshme për shkencëtarët, historianët dhe qytetarët.

Përfaqësuesi i ekspeditës franceze, Stephane Verger bën të ditur se përpos botimit të të dhënave po punohet paralelisht pë restaurimin e objekteve si dhe realizimin 3D të monumenteve arkeologjike

 Ndërsa Prof Asoc Belisa Muka thekson rëndësinë që ka publikimi i informacioneve mbi gjetjet arkeologjike

 “Ka ardhur momenti që gjithcka të botohet që të jetë i aksesueshëm për shkencëtarët por dhe për të interesuarit e tjetër”

 Ekspedita franko-shqiptare zhvillon punën e saj prej disa vitesh në Shqipëri duke ndjekur rrënjët e historisë së vendit tonë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close