Timo Flloko rikthehet në skenë. Kamera e Ora News pas kuintave të ‘Equus’
17/03/2017 - 22:46 Nga: Nertila Dosti

Para premierës kamera e Ora News ka qenë në labirinthet e ‘Equus’ (Ekus).

Vepra e dramaturgut  anglez Peter Shafer ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar me regji të Dino Mustafic.

Timo Flloko dhe Igli Zarka janë protagonistë të premierës absolute që vjen në formën e një trilleri psikologjik.

Arben Derhemi: Ky është një personazh shumë kompleks, është babai i personazhit kryesor, atij që sjell rrotull të gjithë veprën që është djali që qëllon 6 kuaj. Fakti që ka qëlluar 6 kuaj tregon që kjo familje nuk ka baza të shëndosha.

Ema Andrea: Një nënë e cila luan, në konceptin e lirisë si shumë shpesh e kemi hasur, gjithmonë duke dashur të mos ndihet fajtore në këtë shoqëri.

Luli Bitri: Jam në një rol të ri, është një frikë shumë e madhe. Humbim jetë sepse del një personazh i ri dhe gjithmonë mendon do të lindë i shëndetshëm apo jo.

Erjona Kakeli: Është një premierë që vjen për herë të parë në të gjithë Ballkanin. Dhe kjo ishte një pyetje që ne bënim në fazën e parë, pse vallë?

Dino Mustafic: Ka edhe diçka personale në dëshirën për ta vënë në skenë këtë vepër, shqisat e mia të fashitura disi janë hapur dhe gjallëruar gjatë kësaj periudhe. kjo është një  arsye e mjaftueshme për një shfaqe.

Luljeta Bitri: Është diçka midis dua dhe duhet, gjetja e këtij ekuilibri është ajo linja e artë dhe ndoshta këtë trajton dhe pjesa.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Donald Trump dhe Angela Merkel do të ishin ‘çifti perfekt’

Close