Opera për Çesk Zadenë, Lazo: U riktheva enkas për koncertin
05/06/2017 - 16:57

Në 90 vjetorin e lindjes së mjeshtrit Çesk Zadeja për të gjithë artdashësit Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit do të shfaqë operën histori. Solistja Dhurata Lazo një nga nxënëset e profesor Zadesë është rikthyer nga Europa enkas për të qenë pjesë e kësaj shfaqjeje.

Lazo: Këtë koncert për herë të parë e kam luajtur kur kam qenë 16 vjeçe me orkestrën e Liceut Artistik. Më vonë e luajtëm në një dekadë maji që u bë koreografi nga koreografi i madh Agron Alia që nuk ndryshoi asnjë presje për koncertin.

Nën emocione Lazo tregon edhe raportin personal me professor Zaden.

Lazo: Më duket se kam shumë afër profesorin, sepse kam shumë mall për të. Në vitin 1989 më ka dedikuar ciklin e fundit pianistik që unë ia kam luajtur në shumë vende të Evropës dhe ia kam regjistruar në një CD.

Në operën që do të mbahet këtë të hënë në orën 19:00 në Universitetin e Arteve do të luhen 6 pjesë ndër të cilat edhe suita e filmit “Liri a vdekje”.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Close