Ne Ora News - Irhan Jubica tek “Arkapia”: Intelektualët e djeshëm ruajnë influencat
20/03/2017 - 14:11

Emisioni i ri kulturor “Arkapia” nga Elsa Demo transmetuar çdo të dielë në ora 21:00 rimerr debatin për trashëgiminë e komunizmit. Nëpërmjet rolit të revistës “Ars” që jetoi vetëm 4 vjet, i ftuari Irhan Jubica kujton se elitat e djeshme vazhdojnë të ruajnë influencat në publik

Tirane- Edhe pse jetëshkurtër revista letrare-kulturore “Ars” që u botua midis viteve 2002-2006 do të kujtohet për ndikimin aktiv në debatin mbi të shkuarën.

Elsa  Demo:  Edhe nëse dikush kërkon falje për të kaluarën asgjë nuk ndryshon?

Irhan Jubica: Hapet një debat tjetër. Çfarë përgjegjësish mund të mbajë. Ligjore?  

Nuk mund t’i mbajë. 

Përgjegjësi morale? Morale, para kujt.

Me çfarë kriteresh  do e përcaktojmë ne këtë përgjegjësi morale. Kush do të jetë autoritet?

Irhan Jubica i cili ka risjellë së fundi një pjesë të bisedave turbulluese me shkrimtarë në librin “Zoti nuk ka djalë” kujton rrethanat e botimit të “Ars”-it.

Irhan Jubica: Hakmarrjet e njerëzve të fuqishëm që lakoheshin, kritikoheshin ose sulmoheshin në art ishin të tillë që kishin fuqi të prishnin dhe ekuilibrin financiar apo familjar.

Emisioni i ri kulturor Arkapia i gazetares Elsa Demo ka rimarrë në këtë formë debatin për trashëgiminë e komunizmit në letërsi dhe arte.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Lushnje, gjendet i dekompozuar trupi i një 65-vjeçari

Close