Ndahet nga jeta mjeshtri i çiftelisë, Ndue Shyti
20/04/2017 - 16:12

Eshtë ndarë sot nga jeta Ndue Shyti, mjeshtri i i çiftelisë i nderuar me titullin “Artisti i Popullit” dhe “Nderi i Kombit” .

Ai u nda nga jeta në moshën 83 vjeçare.

Nëse për Moxartin është thënë se ai ishte vetë muzika, për Ndue Shytin mund të thuhet se ai simfoninë e tij muzikore e krijoi vetëm me çiftelinë me dy tela prej drurit të manit dhe bilbilin prej gështenje

Ndue Shyti kishte 60 vjet në Radio dhe Televizion me pjesët e tij instrumentale. Në koleksionin e tij kishte 17 çmime, urdhra e medalje kombëtare e ndërkombëtare dhe 4 çmime lokale, Po kështu për instrumentistët popullorë ka disa vite që jepet çmimi “Ndue Shyti”.

Ndue Shyti lindi më 10 shtator 1934 dhe qysh fëmijë ai i binte çiftelisë në vendlindjen e tij në Gojan, buzë Fanit të Madh. Ai do të ishte jo vetëm instrumentisti numër një i çiftelisë, kësaj vegle magjike, në krejt botën shqiptare, por dhe krijuesi i një orkestrine me 100 instrumentistë popullorë në ansamblin “Puka”.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
BOOM: Ura rrezikon banorët e Tales, s’ka qendër shëndetësore për pushuesit

Close