Miss Shqipëria 2017, bukuroshet njihen me turizimin, kulturën dhe folklorin
15/06/2017 - 10:12 Nga: Manjola Hasa

Në afrim të finales së madhe të Miss Shqipërisë që është në datën 16 qershor në Tepelenë, konkurrentet po i shfrytëzojnë këto ditë jo vetëm për prova por edhe për të njohur kulturën dhe turizimin e këtij vendi.  Kanë shijuar folklorin e zonës, dhe kanë vizituar kalanë e Ali Pashë Tepelenës.

Eventi i bukurisë po afrohet drejt fundit, drejtë natës finale të 16 qershorit. Bukuroshet shqiptare vijojnë të jenë të ngarkuara me provat dhe zhvillimin e aktiviteve të ndryshme në bashkëpunim me pushtetin vendor, me Bashkinë e Tepelenës.

Një ditë më parë, delegacioni i Miss Shqipërisë zhvilloi dy aktivitete në distanca të largëta, një në malësinë e  Tepelenës, grykën e Kreshtës mbi 100 m mbi nivelin e detit ku bukuroshet shqiptare u mirëpritën nga komuniteti i zonës.

Kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peci, iu bashkua grupit të folkut të zonës me një nga polifonitë më tradicionale.

Pjesa tjetër e ditës iu përkushtua hitorisë, vajzat vizituan kalanë e Ali Pashës, ishullin ku vdiq Ali Pasha, muzeun e tij. Bukuroshet shqiptare u shoqëruan nga Konsulli ynë në Janinë.

Finalja e madhe e Miss Shqipërisë është në 16 qershor 2017.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close