Ministria e Kulturës fond për zëvendësimin e librave të djegur në Bibliotekë
17/03/2017 - 17:06

Librat e djegur nga zjarri në Bibliotekën Kombëtare do të zëvendësohen.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, përmes një postim në fb thotë se institucioni që ajo drejton do të nxjerrë një fond të posaçëm për të zëvendësuar titujt e humbur ose të dëmtuar, botime të pas viteve 2000 që fatmirësisht janë sërish në tregun e sotëm të librit.

Kumbaro thotë se puna për identifikimin dhe restaurimin e titujve të dëmtuar do të vijojë pasi të kryhet gjithë procesi hetimor. 

Sipas Ministres, sistemi anti-zjarr instaluar në vitin 2004, mirëmbajtur e kolauduar rregullisht çdo vit nga administrata e Bibliotekës Kombëtare, funksionoi menjëherë duke shpëtuar fondin e rëndësishëm nga skenari fatal.

Ministrja e Kulturës nuk ka lënë pa falenderuar të gjithë personat që u angazhuan në kalimin sa më të lehtë të kësaj situate.

“Dua të falenderoj me gjithë zemër Zjarrfikësit Tiranë. Nuk do të kishte qenë aspak e mundur të fashitej zjarri aq shpejt pa veprimin profesional të Shërbimit të zjarrëfikësve heroikë, të cilët në një kohë rekord bënë të mundur shpëtimin e vlerave të jashtëzakonshme kombëtare dhe jo vetëm.Mirënjohje të plotë meriton Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake që, pa asnjë vonesë dhe me shumë përkushtim kryen detyrën e tyre dhe vijojnë tashmë hetimet.

Nuk mund të lë pa falenderuar skuadrën e Emergjencës Civile që na u gjend profesionalisht dhe njerëzisht.Faleminderit dhe Mirenjohje Njerëzve të Punës dhe jo të zhurmës! U jam sot thellësisht mirënjohëse të 100 punonjësve të Bibliotekës Kombëtare që prej dy ditësh kanë përballuar një situatë aspak të zakonshme, pas zjarrit që ra në një prej mjediseve të katit nëntokë”. 

Zjarri në Bibliotekë nga djegia e neonit

 /Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Basha: Sot Edi Rama e shiti Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij

Close