“Mbiemri i ri”, botimet Pegi sjellin vëllimin e dytë të sagës napoletane
08/06/2017 - 21:15 Nga: Nertila Dosti

Vëllimi i dytë i sagës napolitane, i autores Elena Ferrante ka mbërritur në dorën e lexuesit shqiptar. Libri  “Mbiemri i Ri” më tronditës dhe i gjallë se i pari rrëfen miqësinë femërore, trajton problemet sociale dhe ato politike në shoqërinë italiane.

Pas suksesit të librit “Mikesha Gjeniale”, të romancieres italiane Elena Ferrante, botimet Pegi sjellin vëllimin e dytë të sagës epike napoletane, “Mbiemri i Ri”.

Libri më tronditës dhe i gjallë se i pari i rikthehet miqësisë mes dy femrave Lilës dhe Elenës, një raport ky i mbushur me dashuri, xhelozi dhe urrjejtje. Botuesja e “Pegi”, Loreta Berhami, zbulon disa prej detajeve.

Çdo rrëfim, në rrugët e Napolit të viteve 40-50 tingëllon i parë dhe i dëgjuar në realitetin e sotëm shqiptar.

Përveçse eksploron mbi raportin mes femrave, problemet sociale, për botuesen Loreta Berahmi saga napoletane është një roman politik.

 “Mbiemri i ri” është pritur me entuziasëm nga adhuruesit e Ferrantes në Shqipëri, ndërsa Berhami premton se brenda këtij viti.

Shtëpia Botuese “Pegi” do të sjellë në shqip edhe dy vëllimet e mbetura të sagës napoletane.

/Oranews.tv/

 

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close