Mbahet në Vuthaj, Plavë e Guci Festivali i Dytë Kombëtar i këngëve dhe valleve
07/08/2017 - 17:45 Nga: Ismail Buçpapaj

Për të dytin vit rradhazi është zhvilluar në Vuthaj, Plave e Guci Festivali Kombëtar “Këngët dha vallet shqiptare na bashkojnë”. Përgjatë tre netëve në këtë festival kanë performuar ansamble dhe grupe muzikore nga treva të ndryshme të cilët shpalosën vlerat e folklorit, këngën e moçme, kostumet e vallet.

Këngët dhe vallet kanë bashkuar qytetarë e artistë nga mbarë trevat shqiptare në festivalin e dytë kombëtar në Vuthaj, Plavë e Guci. Përgjatë tre netëve në këtë festival kanë performuar ansamble dhe grupe muzikore nga Çamëria, Vlora, Berati, Tirana, Shkupi, Ulqini dhe Prishtina duke dhënë një mesazh të fortë se edhe pse jo nën një territor, shqiptarët i bashkon gjuha dhe kultura.

Artistët shpalosën vlerat e folklorit, këngën e moçme, kostumet dhe vallët. Organizatori i eventit Tahir Gjonbalaj e cilëson obligim patriotik pjesëmarrjen në këtë festival.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe ish-amabsadori i SHBA në Kosovë në vitin 1999 Ëilliam Ëalker, i cili u nderua me një cmim nga organizatorët e festivalit

Festivali “Kënga dhe Vallja shqipe nga bashkon” përkon me 20 vjetorin e tubimit tradicional të alpeve shqiptare.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close