Kurbin, nderohen artisët për kontributin në kulturë
17/05/2017 - 16:56 Nga: Elvis Hila

Sopranoja Marjana Leka dhe pianistja Rudina Ciko janë vlerësuar me titullin “Anëtare nderi” nga Shoqata Kombëtare e Miqësisë dhe Bashkëpunimit Shqipëri Itali me qendër në Laç.

Vlerësimi për dy artistet e shquara të skenës shqiptare erdhi për kontributin e dhënë në zhvillimin e kulturës.

Dy artistët Marjana Leka dhe Rudina Ciko thonë se vlerësimi do të përkthehet në kontribut për zhvillimin e kulturës në zonën e Kurbinit.

Ciko, pianiste: Ndihem shumë e vlerësuar që unë marr këtë titull nderi. Ishte surprizë.

Marjana Leka, soprano: Vërtet jam e prekur.

Vlerësimi i sopranos Marjana Leka dhe pianistes Rudina Ciko u bë në 26-vjetorin e krijimit të Shoqatës Kombëtare e Miqësisë dhe Bashkëpunimit Shqipëri-Itali.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close