Kujtimet e Greblleshit dhe shkëlqimi intelektual gjatë luftës
16/05/2017 - 14:33

Rehabilitimi i disa njerëzve të letrave mund të ndodhë duke i botuar të plotë ata. Mustafa Greblleshi ka kaluar nëpër të njëjtin fat intelektuali që shkëlqeu në vitet ’30 dhe gjatë regjimit komunist, me gjithë burgun dhe ndalimet, gjeti shpëtim tek e bukura.

Një frymë që shkonte kundër politikave të momentit që u materializua jo vetëm me Greblleshin gazetar. Libri ngre një atmosferë të kohës” thotë Anna Shkreli.

“Kujtimet 1939-44” është një libër për Tiranën në sfondin e luftës, për frymën kritike, satirike të gazetarisë së kohës, përpjekjes për pavarësi në kohë kontrolli dhe propagande fashiste, në kohë injorance dhe urie, dhe ku solidariteti mes kolegësh mbeti një realitet i papërsëritshëm.

Midis viteve 1941-’44 Greblleshi që i kishte ndërprerë studimet për letërsi në Torino, iu kushtua gazetarisë si satirist e kronikan, siç e dëshmojë kujtimet për reportazhet nga Kosova e Greqia. Gazetat “Tomori”, “Bashkimi i Kombit”, “Njeriu”, “Roja kombëtare” u bënë hapësira që Liu i Cakut, pseudonimi i Greblleshit, të krijonte një festë gjuhe siç ishte e shkruara në të folurën e Tiranës.    

Botimet Çabej ekspozojnë objektet e shkrimtarit dhe dorëshkrimet e Greblleshit dhe njofton se janë në proces botimi i ripunuar i “Greminës së dashurisë”, “Ditari i burgut të Tiranës”, “Ditari i një bojaxhiu”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Demokracia lokale, kreu i Zyrës së KiE takim në Bashkinë e Kukësit

Close