Jeta dhe vepra e gjuhëtarit të njohur, Shaban Demiraj, në një dokumentar
21/04/2017 - 13:26 Nga: Nertila Dosti

Jeta dhe vepra e akademikut dhe gjuhëtarit të njohur Shaban Demiraj është prezantuar për publikun përmes një dokumentari. Dokumentari mban autorësine e gazetares, Tefta Radi, e cila vlerëson kontributin e paçmuar të profesor Demiraj në shkencën e gjuhësisë shqipe.

Një jetë e mbushur me studime e hulumtime mbi gjuhën shqipe ka qenë ajo e akademikut dhe gjuhëtarit të njohur shqiptar Shaban Demiraj.

Jeta dhe vepra të cilat flasin për një dashuri të tij ndaj gjuhës shqipe vijnë përmes një dokumentari. Autorja, Tefta Radi, vlerëson kontributin e profesor Demiraj në shkencën e gjuhësise shqiptare.

Për Drejtorin e Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, profesor Demiraj është korife i gjuhësisë shqipe.

Shaban Demiraj ka qenë kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë nga viti 1993 deri në vitin 1997, ndërsa vepra e tij njihet edhe jashtë Shqipërisë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Opposition front , DP and SMI demand the removal of the prime minister

Close