Festivali teatror i Butrintit, edicioni i 15-të vjen me 6 shfaqje për publikun
13/07/2017 - 16:25 Nga: Geraldi Bregu

Festivali ndërkombëtar teatror “Butrinti 2000”  në edicionin e 15 të tij, vjen këtë vit me gjashtë shfaqje për publikun artdashës dhe vizitorët e shumtë të jugut të vendit.

Ky edicion jubile zhvillohet në datat 13 deri më 19 korrik dhe do të ngjisë në skenë performanca nga Kina, Gjeorgjia, Greqia dhe Shqipëria.

Drejtori artistik i festivalit, Alfred Bualoti thotë se shfaqjet nga Shqipëria janë ato të teatrit Migjeni dhe ajo e Gjergj Prevazit.

Këtë vit, interesante është pjesamrrja e teatrit kombëtar të Pekinit që kanë mbuluar vetë edhe zhpenzimet e udhëtimit dhe sjelljen e dekorit me avion.

Bualoti: Ne na gëzoi fakti që Festivali i Butrintit që u bë i mundur që të kishim teatrin kombëtar të Kinës.

Festivali Ndërkombëtar i teatrove “Butrinti 2000” zhvillohet në teatrin antik të Butrintit dhe mbështetet nga, Parku Kombëtar Butrint, Ministria e Kulturës, Bashkia Sarandë dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit.

Bëhet fjalë për një nga festivalet më jetëgjatë në vend që ndiqet jo vetëm nga vendasit por edhe nga turistët e huaj që pushojnë në Sarandë e Ksamil.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close