Festivali i Butrintit, ngjitet në skenë shfaqja “Variacione”
16/07/2017 - 12:13 Nga: Geraldi Bregu

Festivali ndërkombëtar i Butrintit ka arritur në natën e dytë të tij ku në skenë u ngjit Albanian Dance Theater me shfaqjen “Variacione” me temë nga këngëtarja tullace me regji të Gjergj Prevazit. 

Të pranishmit në shkallët e teatrit antik i duartrokitën disa herë aktorët gjatë interpretimit, ku dozat e humorit nuk munguan.

Përparim Kabo kritik arti pas shfaqjes vë thekson te tematikat dhe pjesëmarrja.

Kabo: Është fakt që këtu janë vënë në skenë që nga antikiteti, nga periudha e rilindjes e deri tek teatri modern.

Aktori Robert Nuha pas shfaqjes shprehet entuziast për pritjen e bërë në këtë festival

Nuha: Është një festival i mrekullueshëm dhe pritja nga publiku shumë e mirë. Kishte elementë që janë vendosur jo pa qëllim që të “ndezi” publikun.

Nata e tretë e festivalit do të sjellë në skenë teatrin e athinës ku do të perforjmojnë shfaqjen “ëndrra e një nate vere” të William Shekspir me regji të Michalis Sionas.

Sionas: Në vijmë nga Athina, Greqi dhe do të performojmë në skenë “ëndrra e një nate vere” të William Shekspir. Është një shfaqje klasike është shfaqur 2 vjet në Greqi dhe më tej, kemi marrë pjesë edhe në festivale të tjera në Evropë dhe në Spanjë

Festivali ndërkombëtar i Butrintit e hapi siparin me një koncert ku performoi Orkestra e harqeve e klubit të artit dhe kulturës me dirigjent Ermir Dizdari. Ndërsa në natën e katërt në skenë do të ngjitet teatri “Migjeni” me shfaqjen Kanarina blu me regji të Stefan Capalikut.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close