"Fatet e shqiptarëve të mbijetuar nga kampi i vdekjes Mauthausen", ekspozita në Muzeun Kombëtar

Ekspozita "Fatet e shqiptarëve të mbijetuar në Mauthausen" sjell në kujtesë dhe mban gjallë historinë e atyre që humbën jetën nga Gjermania naziste në vitet '33-'45.

Projekti i organizuar nga DMO Albania vjen për publikun shqiptar si një seksion edukues dhe nevojë për të përcjellë te të rinjtë një të kaluar të dhimbshme në historinë e shqiptarëve, e cila rrit ndërgjegjësimin për të mos lejuar denigrimin e  figurës së njeriut pavarësisht regjimit me të cilin ai përballet.

Drejtuesja e projektit, Eva Kushova, u shpreh se njohja e vuajtjeve të viktimave është po aq e rëndësishme sa kompensimi apo dënimi i fajtorëve.

Projekti ka si qëllim të përfshijë edhe nxënësit e shkollave të mesme në kryeqytet për të nxitur kreativitetin e tyre në proza, poezi e grafikë.

EMISIONET