Shkodër - Ekspozita ‘Manipulation’ në muzeun Marubi
05/08/2017 - 16:52 Nga: Bepin Kolvataj

Ka veshur një kostum tjetër, këtë radhë atë të kuratorit të ekspozitës së radhës që u çel në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi”, emërtuar “Manipulation”. Drejtori Luçjan Bedeni solli për artëdashësit teknikat e përdorura në ndërhyrjet që u janë bërë fotografive në periudha të ndryshme. Ekspozita synon të hedh dritë mbi disa nga negativët më të njohur të cilët janë përdorur për të përmirësuar fotografinë, por edhe të vendosur në qendër të propagandës, sidomos gjatë periudhës së regjimit komunist.

Luçjan Bedeni: Rëndësia e kësaj ekspozite nuk është imazhi i njohur i diktatorit apo deputetëve të Shkodrës. Por imazhet që na cudisin në Marub prej 1860 duke përdorur eksperimentimin apo metodave më të ndryshme të fotografive. I japin kështu një hov teknikave të manipulimit të fotografisë duke eksperimentuar mes imazheve humoristike, satirike apo propagandës politike.

Në ekspozitë moren pjesë edhe përfaqësues të kabinetit qeveritar, si zv/kryeministrja Ledina Mandia, Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj dhe ai i jashtëm Ditmir Bushati. Kjo është ekspozita e 5 e organizuar nga Muzeu Kombëtar i Fotografisë “ Marubi” gjatë këtij viti dhe vjen si një freski më shumë në ditët përveluese të gushtit, nga një prej arteve të bukura siç është fotografia.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close