Durrës, starton Panairi Ndërkombëtar i Librit Shqip
04/08/2017 - 16:03 Nga: Leonidha Musaj

Në Durrës, ka nisur panairi ndërkombëtar i Librit që zhvillohet në shëtitoren Taulantia në mes të sezonit turistik, si një ngjarje që promovon lidhjen e librit me turizmin. Ky është synimi i organizatorëve që zgjedhin Durrësin për të dytin vit radhazi për të sjellë botimet e reja të 50 shtëpive botuese vendase dhe nga 5 shtete ku botohet në shqip.

Për 4 ditë nga 3 deri në 6 gusht, qyteti i Durrësit do të jetë në qendër të letrave mbarëkombëtare, ndërsa zhvillohet “Panairi Ndërkombëtar i Librit Shqip”. Është viti i dytë që ky panair organizohet në Durrës duke u kthyer tashmë në një aktivitet tradicional për qytetin bregdetar. Ky aktivitet organizohet nga shoqata kulturore artistike “Durana” në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit.

Drejtuesi i panairit, poeti Aqif Hysa deklaroi se ky panair ka për qëllim të krijojë një ngjarje kulturore parësore për qytetin e Durrësit, vizitorët e tij, turistët vendas dhe të huaj, duke e lidhur ngushtësisht librin me turizmin.

 Janë rreth 50 shtëpi botuese nga Shqipëria dhe 5 vende të tjera ku botohen libra shqip,  që janë bërë pjesë  e Panairit Ndërkombëtar të Librit, i cili do të mbahet në fund të shëtitores “Taulantia”, afër Sfinksit. Gjatë ditëve të panairit do të zhvillohen edhe promovime të librave më të rinj të autorëve të njohur.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close