Dita e Monumenteve, kritika për rrënimin e trashëgimisë kulturore
18/04/2017 - 17:22

Në ditën e monumenteve të kulturës rruga pranë amfiteatrit antik të Durrësit ka marrë emrin e arkeologut që zbuloi nga rrënojat këtë vepër mjaft të rëndësishme, Vangjel Toçi. Drejtori i drejtorisë rajonale të kulturës kombëtare Ledion Lako theksoi se pas 51 vitesh amfiteatri renditet si vepra më e madhe arkitektonike e trashëgimisë historike e kulturore që është zbuluar jo vetëm në vendin tonë por edhe në të gjithë hapësirën ballkanike. 

Lako: Rreth 50 vjet më parë, bota kërkimore arkeologjike përjetoi zbulimin e amfiteatrit të Durrakujve.

Aktivitete në ditën e monumenteve u mbajtën edhe në Korçë. në muzeun e artit mesjetar në 50 vjetorin e vdekjes së Viktori Puzanovës, u mbajtën kumtesa për figurën e saj.

Maks Velo: Mjafton të shihni kopjet që ka bërë Viktoria, kuptoni se çfarë aftësisht të jashtëzakonshme kishte ajo.

 Në Lezhë, ekspertët ngrenë alarmin se objektet e Trashëgimisë Kulturore nuk gëzojnë vëmendje, ndaj edhe po shkatërrohen. Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në këtë njësi vendore Paulin Zefi, referimin e nis me memorialin e vendvarrimit të heroit tonë kombëtar ndërsa shton se këto objekte po humbasin çdo ditë që vonon restaurimi i tyre.

Zefi: Dy monumente i kemi humbur përfundimisht. Problematika nis që nga Monumenti i Gjergj Kastriotit të Skënderbeut.

Në Bashkinë e Lezhës janë 20 objekte me status monument kulture, ndërsa janë të tjera objekte religjioze dhe banesa që meritojnë të mbrohen për shkak të vlerave të tyre. 

 /Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Bllokohet kufiri më i madh në botë

Close