“Çfarë pa kryeshërbëtorja” nis turneun në Vlorë
20/03/2017 - 16:30 Nga: Jerola Ziaj

“Çfarë pa kryeshërbëtorja” e dramaturgut anglez Xho Orton nis turneun nga skena e Teatrit “Petro Marko” në Vlorë.

Megjithëse ka një teatër bashkiak, skena “Petro Marko” në Vlorë nuk e ka një jetë aktive. Prej këtej e nis turin komedia “Çfarë pa kryeshërbëtorja” e Xho Ortonit, prodhim i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Genc Fuga: Duke filluar që nga sakrificat fizike deri tek ato financiare, por është një gjë që duhet të marrë jetë, duhet të ketë një shkëmbim.

Rozi Kostani: Emocionet janë para fillimit të një shfaqje por është kënaqësi që vijmë në Vlorë.

Gazmend Paja: Edhe kësaj radhe që Vlora të na mirëpresi edhe të brohorasi vetëm ashtu si ajo di.

Mehdi Malkaj: Nëse ai që vjen në teatër dhe nuk e gjen veten, vepra nuk ka marrë asnjë vlerë.

E shkruar në të njëjtën kohë me revolucionet emancipuese të viteve ‘60, vepra e Ortonit trajton në llojin e farsës ndrydhjen seksuale dhe pozitën e një një shoqërie vrojtuese.

Kiço Londo: Është komedia që nisën revolucionin e rinisë së viteve 68 në Europë, në Angli dhe Francë. Nuk besoj se do bëjë një revolcion në Shqipëri, por është një komedi e këndshme me situata humor karatere dhe mbi të gjitha spikat loja e aktorëve.

Kiço Londo ka udhëhequr drejtimin regjisorial të dy artistëve të rinj dhe të aktorëve Genci Fuga, Laura Nezha, Gazmand Paja, Mehdi Malkaj, Rozi Kostani dhe Ilia Kaçi.

/Oranews.tv /

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Vajza shkon në shkollë me protezë në këmbë, shokët e presin të lumtur

Close