Sarandë, e zë korenti, humb jetën 29-vjeçari

Sarandë, e zë korenti, humb jetën 29-vjeçari

Një 29-vjeçar ka gjetur vdekjen aksidentalisht mëngjesin e sotëm në Sarandë pasi e ka zënë korenti.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dhivër të qytetit bregdetar ndërsa viktima është 29-vjeçari Apostol Meçe.

Mësohet se 29-vjeçari së bashku me tre persona të tjerë po transportonin materiale ndërtimi me vinç dhe kanë takuar telat e korentit.

Për pasojë 29-vjeçari është karbonizuar ndërsa fatmirësisht  tre personat e  tjerë nuk u prekën nga korenti.

 

EMISIONET