Tre mije vullnetarë në aksion pastrimi

Mbi 3 mijë vullnetarë janë angazhuar në aksionin për të pastruar hapësirat nga mbeturinat zonën nga Rruga e Rinasit dhe deri në Kalanë e Krujës këtë të premte dhe të shtune. Rruga e Rinasit është përballja e parë që turistët e huaj, që vijnë me linja ajrore, kanë me vendin tonë. Nga ana tjetër Kalaja e Krujës është ndër më të vizituara në vend nga turistët dhe kësaj ngrehine gjigante nuk i shkon aspak fakti që është e rrethuar nga mbeturinat.