Tirana vazhdon përgatitjet për miqësoren ndaj Prishtinës

Kanë mbetur dhe pak ditë për përfundimin e fazës përgatitore dhe ekipi i Tiranës vazhdon të marrë ngarkesën e duhur fizike në prag të ndeshjes së tretë miqësore që do zhvillohet në datë 5 Gusht përballë Prishtinës në orën 20:00 në “Selman Stërmasi”. Impenjimi është maksimal dhe përpos kondicionit fizik, stafi teknik po punon gjithashtu me anën tekniko-taktike të skuadrës ku afrimet e reja po përshtaten mjaft mirë me grupin.