Tension para kryeministrisë

Studenti ekskluzivisht për Ora News: "Vendosëm të hiqnim mikrofonin dhe në mënyrë simbolike do të krijonim rrethimin e kryeministrisë duke u bërë kordon, në shenjë simboli se kryeministria është e popullit. Nuk e kuptuam përse policia ndërhyri dhe u sollën me ne sikur të ishim kriminelë. Kordoni po ecte paralelisht me kordonin policor kur unë u godita nga një polici për të më provokuar. Ne nuk duam dhunë, por donim të tregonim që nuk largohemi pa plotësuar kërkesat tona."