Të shkarkuar dhe të qeshur

Ndryshimet në qeveri, të cilat komunikoi sot kryeministri Rama, habitën mbarë opinionin publik (edhe pse, shumë thonin se e prisnin prej kohësh). Mesa duket, barra që kanë mbajtur mbi shpatulla, ka qenë shumë e rëndë, pasi ministrat e shkarkuar duken tejet të lumtur pas mbledhjes.