Te gjithë dalin të qeshur pas mbledhjes së grupit parlamentar,

Pas fjalimit publik kryeministri Edi Rama vijoi me dyer mbledhjen e grupit parlamentar ku do të diskutohet për kandidatët për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Rama porositi deputetët për zgjedhjen e kandidatëve më të mirë dhe të mos influencojnë në zgjedhjet e kandidateve të partive të tjera. Po kështu këshilltarët nuk duhet të zgjidhen në bazë të lidhjeve fisnore apo miqësore me deputetët Asambleja Kombëtare e PS-së është caktuar të mblidhet më 10 maj, një ditë para protestës së madhe që opozita ka parashikuar.