Të gëzuar, shkojmë për tu shkarkuar e emëruar

Kuvendi i Shqipërisë mblodhi pasditen e sotme pozitë dhe opozitë për votimin e dekreteve të Presidentit për ndryshime në qeveri. Veç figurave familjare tashmë për publikun, pasditen e sotme patëm mundësinë të shohim edhe Ministrat e rinj. Fytyra të qeshura, diku serioze, tek ata që ikën dhe ata që vinë. Megjithatë më i lumturi u shfaq Ahmetaj dhe pse në sallën e Kuvendit po shkonte për të votuar shkarkimin e tij si Ministër i Ekonomisë dhe Financave.