Të afërm dhe futbollistë i japin lamtumirën Astorit

Qyteti i Firences i ka dhënë sot lamtumirën e fundit kapitenit të skuadrës së saj, Fiorentinës, Davide Astori i cili humbi jetën pak ditë më parë në një hotel në qytetin e Udines ku ekipi ishte mbledhur për të zhvilluar ndeshjen e radhës së kampionatit italian. Vdekja erdhi për motive natyrore. Në katedralen Santa Lucia të Firences, u zhvillua sot ceremonia e vdekjes ku mijëra qytetarë kanë nderuar kujtimin e Davide Astorit. Në ceremoni morën pjesë spostistë të njohur, miq të kapitenit të Fiorentinës, delegacione të skuadrave italiane e jo vetëm të futbollit, personalitete drejtuese të sportit si dhe autoritetet më të larta vendore.