Ta kthesh helikopterin në motel

William Roughton nga Lincolnshire i Anglisë, shpenzoi 25 mijë euro në një helikopter ushtara, i cili është nxjerrë jashtë funksioni, për ta kthyer atë në ‘motel’. Fermeri shpenzoi gjashtë javë për ta kthyer në një hapësirë qëndrimi pa ia ndryshuar kabinën e pilotit, e ndërsa i shtoi sistemin e ndriçimit. Tashmë i përfunduar, ai e lëshon me qira përmes Airbnb. Për 40 euro në natë, klientët mund të qëndrojnë në shtratin dysh dhe të shikojnë në televizor. Në dysheme është e instaluar ngrohja, teksa anash është një tavolinë për kafe dhe një frigorifer i vogël.