Studentët protestojnë:"Pedagogu jem, ai me 500-she në ballë"

Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit në ditën e katërt të saj. Që prej orës 10:00 të ditës së sotme, studentë nga Universitetet e Tiranës vijojnë protestën të cilës iu bashkuan dhe studentë nga Shkodra dhe Vlora, por dhe qytetarë të thjeshtë.