Studentët në protestë, thyejnë xhamat e Ministrisë së Arsimit

Studentët i janë rikthyer protestave. Ata janë grumbulluar përpara ministrisë së Arsimit duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Studentët kanë parashtruar 14 kërkesa, por thonë se sot në ministri do të dorëzojnë 5 prej tyre, për të cilat thanë se janë të panegociueshme. Studentët kanë thyer xhamat e ministrisë, kanë hedhur tymuese dhe ndezur zjarr.