Studentët i japin fund ngujimit te Juridiku

Sikundër edhe kishin lajmëruar, studentët që qëndruan për më shumë se një muaj të ngujuar në ambjentet e Fakultetit të Juridikut kanë liruar godinën. Studentët madje janë treguar edhe bashkëpunëtorë, duke rikthyer në vend karriget dhe bankat që për ditë të tëra shërbyen si barikada në korridore. Vendimi vjen në prag te sezonit të provimeve dhe pas kërkesës së bërë nga senati akademik i Universitetit të Tiranës.