Studentët bllokojnë prej më shumë se një ore "Zogun e Zi"

Dhjetëra studentë kanë bllokuar që prej orës 15:00 rrethrrotullimin e Zogut të Zi. Të shpërndarë në disa pika në këtë shumë të rëndësishëm të Tiranës, ata nuk lejojnë kalimin e makinave, duke vështirësuar kështu qarkullimin në këtë zonë. Protesta është mbështetur edhe nga qytetarët. Studentët protestojnë prej 13 ditësh për plotësimin e 8 kërkesave nga ana e qeverisë. Studentët refuzojnë të hyjnë në bisedime me kryeministrin Rama. Nga ana e tij, kreu i qeverisë pavarësisht se thotë se i pranon kërkesat, kërkon dialog me studentët./FOTO:LSA/