Sot, 21 vite pa Azem Hajdarin

Sot përkujtohet 21 vjetori i vrasjes së Heroit të Demokracisë Azem Hajdari. Ditën e homazheve e nisi Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke vendosur një kurorë me lule tek memoriali i tij në rrugën “Abdi Toptani” në kryeqytet. Më pas ishte kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ish kryeministri Sali Berisha, bashkëshortja e Azem Hajdarit dhe fëmijët e tij që bënë homazhe para bustit. Në homazhe ishte dhe ish-ministrja e Mbrojtjes. Mimi Kodheli. Azem Hajdari u vra më 12 shtator 1998 së bashku me shoqëruesin e tij Besim Çerja.