Si u kthye Shqipëria në Kolumbi për Europën

"Kolumbia e Evropës": Si u kthye Shqipëria e vogël në qendër të trafikut të drogës për kontinentin". Me këtë titull, prestigjiozja angleze “The Independent" ka publikuar një investigim të kryer lidhur me trafikun e drogës në vendin tonë. Gazetari, Borzou Daragahi, shkruan se gjithçka nisi kur qeveria vendosi të luftojë plantacionet e kanabisit në Lazarat. Kjo bëri që trafikantët të zgjerojnë fushën duke trafikuar jo vetëm kanabis, por edhe drogëra të forta si kokainë dhe heroinë. "Grupet e trafikantëve shqiptarë vlerësohen si të parët në botë për trafik kokaine, heroine dhe kanabis. Vetëm tregtia e kanabisit në një vit gjeneron 4 miliardë euro, sa gjysma e PBB të Shqipërisë", shkruan gazetari.