Shqipëria në zi, homazhe për major Tanushin

Shqipëria është sot në zi kombëtare në nder të majorit Klodian Tanushi i rënë në krye të detyrës gjatë një misioni në Letoni. Mbyllja e homazheve i la vend më pas ceremonisë shtetërore. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku, teksa shprehu vlerësimin për punën e komandantit të ndjerë, shprehu mbështetjen për familjen, gruas dhe tre fëmijëve. Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, major Tanushit do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet përjetësisht.