Shqipëri-Turqi përmes fotografive

Po luhet në “Loro Boriçi” takimi mes Shqipërisë dhe Turqisë, e vlefshme për fazën kualifikuese të Euro2020. Kuqezinjtë shpresojnë ta nisin me këmbë të mbarë këtë edicion, duke besuar te një fotokopje e sezonit të shkuar, ku fituan 1-0 ndaj Portugalisë dhe u kualifikuan në finalet e mëdha të kompeticionit Euro 2016 në Francë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal 1-0 të Turqisë. Goli i vetëm i këtij fraksioni mban firmën e sulmuesit Burak Yilmaz. Bomberi i Besiktas u tregua i saktë në topin e parë që i shkoi në këmbë, duke heshtur “Loro Boriçin”./ FOTO LSA.