Shpallet fotografia e vitit

Nga tregtarët duke ngrënë mëngjes deri tek delet që ngjiten nëpër shkallë, janë shpallur fituesit e konkursit prestigjoz të fotografisë Smithsonian. Mbi 40 mijë imazhe janë bërë pjesë e 15 vjetorit të konkursit të fotografive Smithsonian. Fituesit janë përzgjedhur duke ndarë në gjatështë kategori të ndryshme. Fotografia e Sara Jacoby, që tregon një fëmijë të vogël në spital mori përqindjen më të lartë të votave. Fotot u realizuan në 155 vende të ndryshme të botës. Kategoritë ku u përfshirë fituesit janë bota e natyrës, imazhet e ndryshuara, udhëtimet , celulari, ku përfshihen fotot e realizuara me një telefon ose tablet, dhe ekperienca amerikane. Fituesi i përgjithshëm i konkursit ishte imazhi i mahnitshë i punëtorëve që shijonin mëngjesin në një treg javor në Vietnam. Konkursi i 16-të vjetor i fotografive Smithsonian.com tani është i hapur dhe mbyllet më 30 nëntor 2018.
SHBA më e ftohtë se Marsi
06/01/2018 - 20:49