Shkëndija dominon në finalen e Kupës kundër Pelister

Shkëndija e Tetovës është shpallur kampion i Kupës së Maqedonisë. Kuqezijtë kanë fituar me rezultat 3-0 ndaj Pelister-it, duke e dërguar në dy numrin e titujve kampion në sezonin 2017-2018.Për të zhbllokuar avantazhin mendoi Visar Muslia në minutën e 20-të, ndërsa për të dyfishuar mendoi kapiteni i skuadrës, Besart Ibraimi në minutën e 52-të. Goli i Muslia në minutën e 72-të vulosi rezultatin përfundimtar të takimit dhe Kupa e Maqedonisë është në duart e skuadrës shqiptare.