Sherr në Laç, plagosen me armë zjarri 3 persona

Tre persona janë plagosur me armë zjarri në Laç. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen "Sanxhak" të këtij qyteti, pranë një pike karburanti. Policia thotë se "shtetasi Gegë Gegaj ka plagosur me armë zjarri 3 shtetas, Islam Shafloqo, Bajram Shafloqi dhe Gazmir Shafloqi. të cilët ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor". Shkak i plagosjes dyshohet se ka qenë një konflikt i çastit mes autorit dhe tre personave të plagosur.