SHBA, treni del nga shinat, 3 të vdekur

Të paktën tre persona janë vrarë pasi një tren pasagjerësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përplas në një autostradë në Uashington. Zyrtarët thonë se 72 pasagjerë u dërguan në spital, ndërsa raportohet se shumica prej tyre janë në gjendje kritike për jeten. Autoritetet thanë se nuk përjashtohet mundësia që numri i viktimave të rritet. Shtatë automjete, dy prej tyre kamionë, u goditën në autostradën. Disa njerëz u plagosën në makinat e tyre, por asnjë prej tyre nuk pati pasoja për jetën.