Sfidojnë të ftohtin për tu martuar në malin më të lartë në botë

Çdo çift ëndërron që ta mbajë mend gjithnjë ditën e martesës por dy persona çuan dashurinë e tyre në një nivel tjetër. Sipërmarrësja Heidi Turunen dhe marangozi Tom Rein harxhuan 9 ditë për tu ngjitur në malin Everest ku do kurorëzonin dashurinë me martesë. Ata sfiduan temperaturat e ftohta dhe të gjitha sëmundjet me të cilat do përplaseshin gjatë rrugës për në malin më të lartë në botë. Ndërsa qëndronin në nivelin 5380 metra mbi nivelin e detit, çifti bëri dasmën tradicionale ku nusja u vesh me fustan të bardhë dhe dhëndri me kostum. Në një intervistë për Dailymail, ata thanë se donin të ishin në një vend të veçantë vetëm prandaj morën këtë vendim. Fotografitë e tyre janë bërë virale në rrjete sociale ku të gjithë shprehen të lumtur për aventurën e tyre të paharrueshme.