Sa bukur është të jesh fëmijë

Në një ditë të nxehtë si kjo e sotmja, ku edhe koncicioneri duket se nuk të bën punë, kjo vogëlushe ka gjetur një mënyrë shumë zbavitëse për t’u freskuar. Veshur me rrobat e banjës, ajo shijon ujin e shatërvanit pranë Muzeut Kombëtar në Tiranë dhe duket se nuk do t’ia dijë as për rrezet e nxehta të diellit, as për kuriozitetin e syve të kalimtarëve. Epo, të lumtë vogëlushe! (Foto LSA)