RTV Ora në skenën e krimit: Mes hekurave ka ende gjurmë gjaku

Heshtja mbizotëron rreth pallatit 13 katësh të rrugës "Faik Konica" në Tiranë një ditë më pas tragjedisë. Shiriti i verdhë i skenës së krimit rrethon zonën ku humbi jetën Ergysi dhe Orjani ndërsa tre kolegët e tyre, Genti, Altini dhe Euglidios ndodhen në spital dhe i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirugjikale. Ata po punonin për veshjen e pallatit me sistemin termoizolues (kapot) kur skela u rrëzua (rreth orës 15:00, 16 gusht). "Sot një pjesë e skelës ka mbetur ende e varur ndërsa poshtë pallatit në gurmbullin e madh të hekurave të rrëzuara ka ende gjurmë gjaku. Gjurmë gjaku ka dhe në tokë." informon gazetarja e RTV Ora Rovena Neziri.