Rruga drejt ... titullit

Partizani i është përgjigjur me të njëjtën monedhë Kukësit. Të kuqtë kanë triumfuar në takimin e javës së 28-të, duke rivendosur në 9 pikë distancën me verilindorët. Në takimin e "Selman Stërmasit", të besuarit e Skënder Gegës mposhtën as më shumë dhe as më pak se kampionët në fuqi të vendit, Skënderbeun. Një gol për çdo pjesë i mjaftuan Partizanit për të marrë 3 pikët e radhës, që i afron akoma dhe më shumë me titullin. Egzon Belica zhbllokoi shifrat pas 26-të minutash lojë, ndërkohë që Asani me penallti vulosi rezultatin përfundimtar në 2-0. Kur kanë mbetur edhe 7-të javë nga fundi i kampionatit, Partizani kryeson me 57 pikë, +9 nga ndjekësi më i afërt, Kukësi. Ndërkohë, Skënderbeu mban vendin e 6-të me 40 pikë. / FOTO LSA