Ronaldo çaste pasionante me Georgina

Cristiano Ronaldo nuk e ka shijuar ende shijen e golit me fanellën e Juventusit, megjithatë ylli portugez po e shijon në maksimum transferimin në Itali. Pesë herë fituesi i "Topit të Artë" po shijon ditët me diell në bregdetin italian, një fakt që është vënë re edhe sot. Në shoqërinë e bashkëshortes së tij Georgina Rodriguez dhe djalit të tij të madh Ronaldo Jr, Ronaldo është fotografuar duke shkëmbyer puthje pasionante me bukuroshen 24 vjeçare. Epo nëse nuk ke fat në fushë duhet medoemos që të kesh jashtë saj dhe Ronaldo e di këtë gjë.