Robert Redford tërhiqet nga skena

Robert Redford ka vendosur t'i thotë 'lamtumirë' skenave. Aktori 81 vjeçar, ka thënë se do dalë në pension pas filmit të tij të fundit "The Old Man and The Gun", (Plaku dhe pushka), drejtuar nga regjisori David Lowery. Konfirmimi erdhi nga një intervistë ekskluzive në revistën Entertainment Weekly. "Kam që 21 vjeç që e bëj këtë punë. Do thoja që është mjaftueshëm", ka deklaruar aktori fitues dy herë i çmimit Oscar.