Rivalitet dhe "paqe" në 90 minuta

Kukësi ka hedhur tutje mundësinë për tu afruar me Partizanin kryesues, ku distanca mes tyre mbetet 10 pikë. Verilindorët nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në Kamës ndaj Teutës, duke humbur sërish terren në luftën për titull. Ditmar Bicaj ia bëri të lehtë detyrën vendasve, pasi në minutën e 89-të u ndëshkua me karton të kuq. Gjithsesi, mbetja me 10 futbollistë e bregdetarëve nuk i "frymëzoi" të besuarit e Ernest Gjokës për të arritur te suksesi. / Foto LSA